Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se vendi është i përgatitur për Bashkimin Evropian dhe e përkushtuar në punë për realizimin e reformave.
Kryeministri ka organizuar një pritje për shkak fillimit të bisedimeve me BE-në, ku tha se përskaj sfidave, Maqedonia e Veriut, ka vendosur që të sjell vendime të guximshme për të ardhmen, dhe të mos mbetet peng i së kaluarës, duke menduar për gjeratat e reja, paqen, sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e shtetit.
“Pozicionet tona janë të mbrojtura dhe të konfirmuara. BE na pranon si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase me respektim pa rezervë të dinjiteti dhe veçantisë së popullit maqedonas, identitetit, historisë dhe kulturës. Ishim të qartë se për këto gjëra as nuk bisedohet e as do të bisedohet”, ka thënë Kovaçevski.