Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se pajtohet me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani në lidhje me korrigjimin e pagës së funksionarëve, shkruan TV21. Kovaçevski tha se njerëzit punojnë për pagë dhe se nuk beson në njerëz që thonë se janë të gatshëm të punojnë pa pagesë.
“E pash çfarë ka thënë edhe ministri Osmani. Unë pajtohem me ministrin Osmani, sepse njerëzit punojnë për rrogë, ka disa që thonë se do të punonin pa rroga, unë nuk besoj në njeri që punon pa rrogë. Kam 25 vjet përvojë pune dhe nuk besoj në njerëz që janë të gatshëm të punojnë pa para”, tha Kovaçevski. https://fb.watch/nMTiTQRVnv/?mibextid=Nif5oz