Kovaçevski: Për 100 ditë sollëm vendime të vështira, parimore dhe para së gjitha shtetërore

Sfidat, presioni dhe pritjet janë të mëdha, por fatmirësisht që kjo Qeveri e ka përgjegjësinë të përballet me tërë këto sfida. është fat sepse, pohoj me përgjegjësi, se për 100 ditë sollëm vendime të vështira, parimore dhe para së gjithash shtetërore me të cilat i mbrojmë qytetarët, standardin e tyre dhe të ardhurat e tyre, theksoi kryeministri Kovaçevski në ekspozenë e tij në Forumin e sotëm “100 ditë të mandatit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ku foli për realizimet më të rëndësishme në 100 ditët e para në kontekstin aktual vendor dhe ndërkombëtar.

Marketing

Dëshmuam se me menaxhment të mirë, udhëheqje me përgjegjësi, me paratë e qytetarëve dhe punë të ndershme, theksoi ai, mund të tejkalohen edhe sfidat më të rënda.

Kryeministri Kovaçevski u fokusua në masat kyçe të cilat Qeveria i ndërmori për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, si dhe të prioriteteve dhe masave të cilat po ndërmerren në afat të mesëm dhe të gjatë për zhvillim ekonomik të vendit.

Prioriteti i parë, theksoi Kovaçevski, ka të bëjë me mbrojtjen e standardit jetësor të atyre të cilët janë më të ndjeshëm dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive. I dyti ka të bëjë me rritjen e qëndrueshme ekonomike, përkatësisht vazhdimin e programeve për rritje të prodhimtarisë, të eksportit, si dhe të aktivitetit ekonomik në vend.

Prioriteti i tretë fokusohet në rritjen e bruto investimeve dhe atë në investimet të cilat në mënyrë dominuese janë nga Buxheti shtetëror, megjithatë edhe të investimeve private si gjenerator i rritjes ekonomike të shtetit në afat të mesëm.

“kjo Qeveri mbetet e përkushtuar në çështjet kyçe për qytetarët, për sigurinë ekonomike dhe standard më të mirë jetësor”, tha kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se do të punohet edhe më tutje në zhvillim ekonomik të vendit dhe të mbështetjes financiare të familjeve.

Karakteristikë e kësaj Qeverie është sundimi efikas, i ndershëm dhe përgjegjës, si dhe puna, tha Kovaçevski, ndërkaq kjo shihet, nënvizoi, edhe në Buxhetin stabil. Edhe në kushte të pandemisë, e tani në kushte të krizës më të madhe energjetike nuk ka stagnim në pagesën e rrogave, pensioneve, ndërsa sektori privat dhe degët më të goditura janë mbështetur financiarisht. paralelisht, informoi, krijojmë plane të mëdha, afatgjata nga të cilat përfitime do të kenë gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.