Kovaçevski për pakënaqësinë e Dimitrovit: Është personale

Kemi pozicione të qarta shtetërore për bisedimet me Bullgarinë, kemi miratuar Rezolutë në Kuvend, të cilën e kanë përkrahur të gjitha partitë, tha kryetari i LSDM-së dhe mandatar për kryeministër, Dimitar Kovaçevski pas konferencës së sotme për shtyp të kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Përshtypja ime është se bëhet fjalë për pakënaqësi të shprehur personale për përfundimin pjesëmarrjes së tij në Qeveri. Kjo që thotë nuk është aspak e vërtet”, mendon Kovaçevski.

Dimitrov, shtoi ai, ishte personalisht pjesë e ndërtimit të atyre pozicioneve.

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë temë bisede. A është Dimitrov kundër këtyre pozicioneve të vendosura shtetërore në lidhje me bisedimet me Bullgarinë dhe në cilën pjesë duhet të thotë vetë. Qytetarët duhet të jenë të qetë se Qeveria do t’i mbrojë plotësisht interesat kombëtare, ndërsa negociatat në asnjë mënyrë nuk janë rrezikuar me largimin e Dimitrovit”, thotë Kovaçevski.