Kovaçevski: Përpjekjet për të dëmtuar zgjerimin e BE-së janë përpjekje kundër stabilitetit të rajonit dhe Evropës

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ka folur edhe për marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, duke thënë se përpjekjet për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe janë edhe përpjekje për të dëmtuar unitetin në Evropë, gjë që lufta në Ukrainë tregoi se është e patjetërsueshme edhe për Bashkimin Evropian edhe për Ballkanin Perëndimor.

Marketing

“Ne mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë, në frymën e vlerave evropiane, përmes respektit të ndërsjellë dhe politikave të mirëkuptimit të tjetrit. Sepse, në marrëdhëniet dhe politikat zyrtare, edhe mes qytetarëve të dy shteteve ka – edhe mirëkuptim edhe respekt të ndërsjellë.

Besoj se do të jemi në gjendje të ngrihemi mbi të gjitha përpjekjet e palëve të treta, të cilët kanë instalimet e tyre në të dyja vendet dhe për interesa të huaja po përpiqen të dëmtojnë marrëdhëniet tona dypalëshe.

Dhe do të shkoj një hap më tej dhe do të vlerësoj se këto janë përpjekje të drejtuara edhe kundër unitetit, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë, të cilat duhet të sigurohen nga zgjerimi i mëtejshëm i Unionit.

Unë besoj në dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çdo çështjeje, besoj në kapacitetet e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe shoh mundësi për zhvillim të mëtejshëm të integrimeve evropiane në vendet tona dhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën për “Politika”.