Kovaçevski – Plenkoviq: Eurointegrimi i RMV-së është mekanizmi më i mirë për përparimin e vendit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Bled të Sllovenisë, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Marketing

Reklama
Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u biseduan për zhvillimet aktuale në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Dy kryeministrat vlerësuan se integrimi evropian është mekanizmi më i mirë për përparimin e RMV-së, i cili ndër të tjera do të mundësojë një ekonomi të qëndrueshme, një standard më të lartë jetese për qytetarët dhe do të sjellë më shumë investime.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili përveç përfitimeve ekonomike do të sigurojë stabilitet dhe siguri në Ballkan”.

Reklama
“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht merr mbështetje institucionale nga Republika e Kroacisë në shkëmbimin e përvojave në procesin e përgatitjes së negociatave për anëtarësim me BE-në. Kovaçevski dhe Plenkoviq në takim konfirmuan se një mbështetje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Plenkoviq.

Në fund thuhet se të dy qeveritë do të vazhdojnë të avokojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.