Kovaçevski: Pranuam propozimin francez, i njejti do të shqyrtohet deri në një vendim përfundimtar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se Maqedonia tashmë ka pranuar propozimin francez por i njejti do të shqyrtohet nga institucionet përkatëse deri në një vendim përfundimtar.

Marketing

Statusi i plotë i kryeministrit Kovaçevski:

“Sot nga Presidenca Franceze u pranua propozim me ide lidhur me kërkesat dhe qëndrimet tona të deklaruara publikisht lidhur me mosmarrëveshjen me Republikën e Bullgarisë. Ky propozim, përgatitja e të cilit merr parasysh pozicionet dhe kërkesat tona, do të vihet përmes një procesi të gjerë konsultimi. Konsultimet në ditët në vijim do të mbahen në Qeveri, do të bëhen me partitë politike, Presidentin e shtetit, parlamentin, me sektorin civil, ekspertë dhe publikun e gjerë në vend. Pas këtyre konsultimeve do të merret vendim lidhur me propozimin. Ashtu siç kemi premtuar dhe kundër spekulimeve të opozitës, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht sipas interesave strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. Shpreh mirënjohjen time ndaj Presidentit Macron dhe Presidencës franceze për përpjekjet e tyre për tejkalimin e pengesave dhe ruajtjen e besueshmërisë evropiane në Ballkan”, shkruan Dimitar Kovaçevski.