







Filip Nikollovski të emërohet për zëvendësministër i Financave, Vlladimir Rendevski për zëvendësministër të Shëndetësisë, kurse Aleksandar Bajdevski për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
Këta janë propozimet e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për zëvendësministra, e që kanë marrë dritë jeshile dhe nga lideri i partisë, njëherit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Vendimet u morën në mbledhjen Bordin Qendror të LSDM i cili u mbajt online.
Siç kanë njoftuar nga LSDM, Kovaçevski është autorizuar nga partia që të bisedojë edhe me partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës për emërimin e zëvendësministrave të tjerë, me qëllim të plotësimit të eshalonit të dytë të Qeverisë.