Kovaçevski: Qeveria sërish do të formohet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi takimin e djeshëm me paraardhësin e tij Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Fillimisht duhet ta dini se unë dhe ish kryetari LSDM-së, Zaev, njihemi as më pak e as më shumë se 32 vjet. Kemi mësuar në fakultet bashkë, kështu që shpesh ndodh që të komunikojmë dhe të kemi darkë që zgjat nga 4 deri 4 orë e gjysmë, ku flasim për shumë tema, këtë e tha mes tjerash sot kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i pyetur për takimin e djeshëm që kishte me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, në të cilin ishte prezent edhe ish-kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. I pyetur nëse në zgjedhje do të shkojnë bashkë me BDI-në, Kovaçevski tha se ende po bëhen analiza, por që beson se Qeveria e ardhshme do të formohet nga LSDM dhe partnerët aktual të koalicionit.

“Shikoni, ne jemi në koalicion me BDI-në, rreth asaj, kuptohet se bëhen analiza, bëhen analiza se si në korniza të koalicionit politik që ne si LSDM e kemi për momentin me partnerët tanë tradicional të koalicionit, me të cilët me të vërtet kishim sukses në udhëheqjen e Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, në 4 vite të krizës, posaçërisht të fundit dhe vlerësoj se shtetit i duhet një koalicion europian që do të sigurojë të ardhme europiane për shtetin pa izolime dhe pa pasiguri dhe pa asnjë ekuilibristikë politike, siç i kemi parë gjatë 11 viteve të qeverisjes së VMRO-së. VMRO-DPMNE fatkeqësisht sërish nuk ka koncept që sheh para , e shihni se deklaratat e tyre janë në supozime, në skenarë që nuk kanë bazë reale në proceset politike, as në shtet, as në rajon e as në Europë dhe mendoj se qytetarët dinë ta vlerësojnë dhe me 24 prill, në zgjedhjet parlamentare dhe me 8 maj në zgjedhjet parlamentare, sërish Qeveria do të formohet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit”, pohoi Kovaçevski.