Kovaçevski: Referendumi për kornizën negociuese,për interesa partiake të VMRO-DPMNE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kundërshtoi idenë e VMRO–DPMNE–së për referendum. Sipas Kovaçevskit VMRO–DPMNE këtë kërkesë po e shtron për interesa partiake dhe të shteteve të treta. Reagimi i Kovaçevskit para deputetëve erdhi pas pyetjes së deputetit të VMRO–DPMNE–së Bojan Stojanovski për të arsyetuar refuzimin e qeverisë për tu ballafaquar me qytetarët.

Marketing

“Politikën që ju po bëni duke mbrojtur interesa të shteteve të treta në këtë shtet, është gjëja më humbëse që dikush mund t’ua bëj qytetarëve të këtij shteti. Ju nuk dini se çfar pyetje dëshironi në referendum. Ju dëshironi pyetjen: a jeni kundër anëtarësimit në BE me gjuhën e pastër maqedonase dhe identitet të mbrojtur? Për gjuhën e pastërt, të vërtetuar tanimë po nënshkruhet marrëveshje për përkthim të legjislaturës së Maqedonisë me BE-në.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.