Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë mëngjes realizoi bisedë telefonike me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuell Saracin.
Kryeministri dhe i dërguari special, biseduan për sfidat që krijoi kriza energjetike dhe ekonomike, si dhe për hapat që ndërmori Qeveria me masat kundër krizës për t’ia lehtësuar qytetarëve dhe ekonomisë për tejkalimin e tyre. Në mënyrë plotësuese, u diskutua edhe për politikat pozitive me të cilat Qeveria arriti të sigurojë prodhim vendor të energjisë elektrike, si për ekonominë ashtu edhe për qytetarët.
Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, që është edhe synim strategjik i vendit, të cilin Kuvendi i Maqedonisë e rikonfirmoi në vitin 2001 me miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, me të cilin filluan marrëdhëniet formale me BE-në.
Kovaçevski dhe Saracin biseduan për procesin e skriningut që filloi më 15 shtator të vitit 2022, ndërsa pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti dhe theksoi se skriningu po shkon shpejt dhe me efikasitet.
Njëkohësisht, ata biseduan edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat, siç u tha, do të kalojnë në procedurë diskutimi dhe konsultimi. Maqedonia e Veriut është në rrugën që të shpie drejt progresit dhe prosperitetit, dhe kjo është anëtarësimi në BE, prandaj nevojitet mbështetje e gjerë rreth ndryshimeve kushtetuese.
Kryeministri shprehu shpresë se të gjitha partitë politike do të punojnë së bashku për avancimin e reformave për anëtarësim më të shpejtë në BE.
Në bisedën telefonike u theksua rëndësia për vendin tonë, i cili në vitin 2023 është kryesues i OSBE-së.
Kryeministri theksoi rëndësinë për suksesin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe se kryesimi me Organizatën është njohje për progresin e dëshmuar që si shtet e kemi demonstruar në vitet e kaluara.