Kovaçevski: S’do të ketë probleme në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se paniku i djeshëm tek qytetarët për furnizim me karburante është shkaktuar nga disa “tregtar të vegjë”. Kreu i ekzekutivit siguron se vendi ka sasi të mjaftueshme të karburanteve dhe se në të ardhëm nuk parashihet që të ketë probleme në furnizim.

Marketing

“Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik rreth furnizimit të pandërprerë me karburante. Republika e Maqedonisë së Veriut ka mjaftueshëm karburante furnizim të pandërprerë të pompave të benzinës. Ne furnizohemi me karburant përmes Republikës së Greqisë dhe problem i tillë nuk ekziston. Ajo që është shkaktuar mbrëm, u bë nga ana e disa shitësve të vegjël të derivateve të naftës, të cilët i kufizuan sasitë për shkaqe spekuluese që unë e barazoj me “profiter ushtarak” , kjo shkaktoi panik të panevojshëm, e shihni që sot nuk ekziston dhe problem me furnizim me naftë dhe derivate të naftës nuk do të ketë”, deklaroi Kovaçevski.