Kovaçevski: Shtyerja e negociatve, destabilizon rajonin

Kryeministri Kovaçevski sërish me mesazhin se shtyerja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian tashmë po bëhet politikë e sigurisë për rajonin. Shtoi se Maqedonia e Veriut i mbetet besnike politikës së mirë fqinjësore, sidomos në raport me Bullgarinë.

Marketing

“Zgjerimi i Bashkimi Evropian në thelb po bëhet politikë e sigurisë dhe ngecja në këtë proces krijon destabiltet shtesë për rajonin, për shkak se ka disa tendenca negative dhe krijon hapsirë për impakt të keq nga palët e treta. Shtyerja e bisedimeve drejt BE-së për vendet e rajonit jep dilema që mund të rezultojnë me uljen e besimit tek qytetarët në BE. Megjthatë, edhe përkundër këtyre sifdave RMV mbetet fuqishëm e përkushtuar në mbajtjen e raporteve fqinjësore.”, tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.Katër kryeministrat të vendeve të NATO–s nga Evropa Juglindore, ai i Rumanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë diskutuan strategjitë e sigurisë nga konteksti i pushtimit ushtarak rus. Tema tjera të bisedimeve ishin: energjetika dhe shkëputja e varësisë nga gazi rus, lidhshmëria e koridorit 8, atij jugor si dhe bashkëpunimi ekonomik.

Marketing