Kovaçevski: S’ka kërkesa tjera pos ndryshimeve kushtetuese

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, me qëndrime të ndryshme rreth deklaratës së zëvendëskryeministres bullgare, Marija Gabriel, e cila përveç ndryshimeve kushtetuese, ka thënë se vendi ynë duhet t’i implementojë dy protokollet dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë. Kovaçevski me përgjigje se konkluzat e Samitit të fundit në Bruksel dhanë mesazhin se mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare e pengojnë vetëm ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Nuk tha se ka kushte të reja. Ne kemi kornizë negociuese të qartë, kornizë që ka obligime për BE-në dhe kuptohet për Maqedoninë e Veriut. Ne në samitin e fundit në Bruksel patëm konkluzën më të fuqishme deri më tani, që prej marrjes së statusit të vendit kandidat. Në paragraf thuhej: Maqedonia e Veriut ka mbaruar procesin e skriningut në mënyrë të suksesshme, mbetet ta plotësojë obligimin për implementimin e amendamenteve kushtetuese dhe menjëherë pa prolongim të caktohet konferenca e dytë ndërqeveritare.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.