Kovaçevski: Të hënën pakoja për kategoritë e ndjeshme, deri në fund të muajit pako për bizneset

Deri të hënën do të bëhen publike masat e qeverisë për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, bën të ditur kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Kjo është një periudhë e vështirë kur duhet të gjithë të ndihmojmë për ta përballuar krizën, thotë kryeministri i vendit.

Marketing

“Kjo është koha e solidaritetit kur të gjithë duhet të ndihmojmë së bashku që së bashku ta tejkalojmë këtë krizë në të cilën ndodhemi, jo vetëm ne, por edhe tërë kontinenti evropian” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Deri në fund të muajit pritet të përpilohet edh epakoja e masave për të ndihmuar sektorin ekonomik, thotë kryemisnitri.

“Do të merren parasyshë karakteristikat e ndryshme të industrive, sepse kemi industri që prodhojnë produkte themelore ushqimore, apo produkte tjera të domosdoshme për jetën e përditshme. Në bazë të një analize të tillë dhe mundësive buxhetore që i kemi si shtet, të sigurojmë përkrahje financiare për kompanitë në industri të caktuara të cilat janë në tregun e lirë” – u shpreh Kovaçevski.

Pakoja e masave po koordinohet me odat ekonomike, e më pas do ti prezentohet edhe opinionit bëri të ditur kryeministri.

Pakoja e masave do tu ndihmonte kompanive për tu përballur me pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike në tregun e lirë, pasi për shumë kompani, faturat e energjisë elektrike janë bërë të pa përballueshme, prandaj një pjesë e tyre kanë paralajmëruar falimentim.