Kovaçevski: Të respektohen të drejtat dhe aftësitë e secilit individ

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, përmes profilit të tij në Facebook, dërgoi porosi me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 prillin.

Marketing

“Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Dallojmë për nga ngjyra e syve, gjatësia, gjinia. Dallojmë për nga karakteri, shkathtësitë, frikët, gjërat e preferuara. Dhe në ngjarjet rreth nesh secili mund të shohë ndryshe. Sot, më 2 prill, Ditën botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, dërgoj porosi për respektim të të drejtave dhe aftësive të secilit individ dhe evitim të diskriminimit, etiketimit dhe stigmatizimit”, thekson Kovaçevski.

Ai thekson edhe se Qeveria që e kryeson, punon me përkushtim në ndryshimet sistematike për inkluzion social dhe pranim të dallimeve.