Kovaçevski: Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq foli edhe për ndryshimet kushtetuese duke përkujtuar se ndryshimet e parapara përfshijnë edhe kroatët. Ndërkohë që derisa bëri thirrje për konsensus nënvizoi se themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme.

Marketing

“Qeveria e RMV-së do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në thellimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Kroacinë. Ky nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe i gjithë Qeverisë. Me Kroacinë nuk na lidh vetëm e kaluara e përbashkëta në kuadër të ish-Jugosllavisë, por e ardhmja evropiane.

Nuk kemi asnjë çështje të hapur. Bashkëpunimi me Kroacinë është intensifikuar në fushën e integrimit tonë në BE, me çrrastë Kroacia është mbështetësi ynë më i zëshëm në këtë rrugë.

Reklama
Ajo që duam ta bëjmë në të ardhmen është thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike. Ndryshimet kushtetuese janë para nesh dhe nënkuptojë edhe përfshirjen e kroatëve, besoj se do të arrijmë konsensus. Sot jemi në rrugën e vërtet që do të sigurojmë të ardhme evropiane për qytetarët tanë. Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. Nuk ka kthim pas, për ne ekziston vetëm një rrugë, ajo është drejt BE-së”, deklaroi Kovaçevski.