Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 11 dhe 12 korrik të vitit 2023, do të merr pjesë dhe udhëheq delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e Aleancës së NATO-s, i cili po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Në delegacionin qeveritar janë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Më 11 dhe 12 korrik, Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë në takimet e shefave të shteteve dhe anëtarëve të qeverive të Këshillit Veriatlantik, si dhe të shfave të ftuar të shteteve dhe qeverive të vendeve partnere Australi, Gjeorgji, Japoni, Republika e Koresë, Zelanda e Re, si dhe kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski është planifikuar të merr pjesë në Samit.
Në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, do të diskutohen sfidat urgjente të sigurisë. Në fokus të takimeve të liderëve të Këshillit Veriatlantik pritet të jetë përforcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe përforcimi i marrëdhënieve të NATO-s me Ukrainën nëpërmjet krijimit të Këshillit NATO-Ukrainë. Liderët do të flasin për avancimin e aftësive mbrojtëse, ndarjen e përgjegjësive për furnizimin e burimeve, si dhe planet e reja rajonale të mbrojtjes dhe përforcimin e partneriteteve.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, parashihet që Kryeministri Kovaçevski të ketë takime dypalëshe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis. Në program përfshihen edhe takime joformale të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, në të cilët do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Në Samitin e NATO-s, Kryeministri Kovaçevski do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elena Kovaçevska, e cila do të ketë aktivitete të veta në kuadër të programit për bashkëshortë të organizuar nga Zonja e Parë e Lituanisë, zonja Diana Nauseda. Bashkëshortja e Kryeministrit, zonja Kovaçevska, do të vizitojë Qendrën për Fëmijë dhe Gra Refugjate nga Lufta në Ukrainë, ku do të takohet me Zonjën e Parë të Ukrainës, zonjën Olena Zelenska. Në kuadër të vizitës, zonja Kovaçevska do të merr pjesë edhe në ngjarje kushtuar kulturës dhe artit lituanez.