Kovaçevski: Vauçerë për rreth 35 mijë qytetarë për blerje të produkteve ushqimore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi për një sërë masash për ballafaqim me krizën ekonomike, përcjell TV21. Kovaçevski njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masë me të cilën rreth qytetarët në kategorinë e rasteve sociale do të marrin nga 1000 denarë vauçerë, që do të mund t’i shfrytëzojnë për blerjen e produkteve bazë ushqimore.

Marketing

“Vauçerë për produktet bazë për kategoritë sociale për tre muaj, në shumë prej 1.000 denarëve për rreth 35 mijë qytetarë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Marketing