Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet me partnerët e koalicionit – ende s’ka marrëveshje finale!

Ish-Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, ka theksuar se në nivel të rregullt zhvillohen negociatat me partnerët e koalicionit lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, deri në këtë moment nuk ka një marrëveshje përfundimtare edhe pse, sic tha, zhvillohen bisedime me parti që ndajnë vlera të njëjta dhe vizione për vendin, që RMV-ja sa më shpejtë të bëhet anëtare e BD-së.

Marketing

“Bisedimet me partnerët e koalicionit zhvillohen në nivel të rregullt, por nuk ekziston një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, ka bisedime me qëllim të koalicionimit me parti politike që ndjanë vizion të njëjtë që RMV-ja të bëhet anëtare e BE-së, kundrejt partive tjera politike që përfaqësojnë zgjidhje tjera alternative, që as nuk I sqarojnë, e as dikush I kupton për shkak se ashkush nuk I ka parë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski ka potencuar se në parti përgatiten aktivitete operative nëpër qytete tjera dhe se në vazhdë e sipër është procedura për kandidaturat për president dhe për deputetë, që sipas tij, zhvillohet konform dinamikës së miratuar në rregulloren e Këshillit Qendror të LSDM-së. /KlanMacedonia/