Kovid 19/ Epidemiologët: Varianti i ri britanik, shumë i rrezikshëm

Epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të sofistikimit variant I ri britanik i Kovid 19  bartet shumë më lehtë se mutacionet tjera. I njejti është 50 deri në 70% më infektues se version origjinal.
Kjo mun ta përkeqësojë situatën epidemiologjike sepse pasqyra ditore mund të rritet me të njejtën përqindje prporcionalisht me numrin  e viktimave. Dr Dragan  Daniellovski, tha se sipas hulumtimeve angleze numri I viktimave mund të rritet nga 30 deri në 40 %.

Mutacioni i virusit të ri britanik sipas tij  do të jetë dominues deri në muajin mars dhe për këtë rekomandohet që të mbahen nga dy maska dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura sepse lloji I ri I virusit I godet më teper të rinjët.

Marketing
“Sinqerisht shpresoj që imuniteti kolektiv i fituar deri tani, do pamundësojë hapat e mëdhej apo kërcimet e mëdha të numrave. Megjithatë me imunitetit natyrorë asnjëherë deri në fund nuk është zgjidhur pandemia gjithmon është krijuar vaksina. Vaksinat janë shumë të nevojshme dhe besoj që ngecjet administrative në kuvend së shpejti do të zgjidhen që përfundimisht populli të marrë mbrojtje vaksinale”, u shpreh epidemilogu Daniellovski.