Kovid 19/ Filipçe: Situata epidemiologjike po stabilizohet

Filipçe njëherit theksoi se situata epidemiologjike po shkon drejt stabilizimit, por ai bërë thirrje që gjatë festave fetare qytetarët të sillen me përgjegjësi duke respektuar masat. Përveç variantit britanik, nuk janë shënuar mutacione tjera të virusit, e sidomos të atij indian.

Marketing

“Nëse ndonjë mutacion tjetër është përhapur në vendet evropiane, vështirë se mund të ndalet. Për këtë shkak në plan të parë flasim për përgjegjësinë e qytetarëve, sido që të jetë mutacioni, sado që të jetë i transmetueshëm ai lloj virusi, nëse respektohen masat mund të kemi rezultate të mira në parandalimin e përhapjes. Tek ne nuk është detektuar formë tjetër e virusit përveç atij britanik dhe këtë e tregojnë edhe analizat e fundit.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe njëherit bëri të ditur se pas konsultimit me autoritetet greke ka mësuar se më 14 maj, Greqia do të hapë kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por për të kaluar kufirin do të duhet test për Covid-19 ose certifikatë për imunizim kundër Covid-19. Test për Covid-19 kërkohet edhe për hyrje në Shqipëri.