Në total numri i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej nisjes së pandemisë ka arritur në 43.589, ndërsa i të infektuarve në 1.066.401.
Ndërkohë, një lajm i mirë është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore italiane. Në 24 orët e fundit janë shënuar një numër rekord personash të shëruar, rreth 15.645 duke e çuar numrin e tyre në total 387.785.
Aktualisht në Itali janë 635 054 të infektuar aktivë me COVID-19