Kovid 19, ja kur nis testimi rastësor i qytetarëve

Të hënën në vend fillojnë analizat serologjike dhe skrining testimi me zgejdhje të rastësishme të qytetarëve për të konstatuar se në çfar niveli ka arritur imunizimi ndaj virusit korona.

Marketing

Testimet do ti bëj Instituti i imuno biologjisë dhe gjenetikës humane. Fillimisht do të testohen njëmijë qytetarë të Shkupit, e më pas testimi pritet të përfshijë edhe qytetet tjera të vendit.

Testimi i vitit të kaluar rezultoi se rreth 30% e të testuarve kishin imunitet. Ndërkohë punktet e vaksinimit vazhdojnë të rpesin qytetarët për vaksinim, megjithëse intersimi është zvogluar.

“Sot interesimi është më i vogël për dallim nga e kalaura. Qytetarët që vijnë për tu vaksinuar kryesisht vijnë për dozën e tretë, shumë më pak vijnë për dozën e parë” – tha një mjeke.

“Me dy dozat e para përvoja ishte e mirë, nuk kishim probleme pradaj vendosëm për dozën e tretë” – tha një qytetare.

Siç ka bërë të ditur instituti i shëndetit publik deri tani janë vaksinuar mbi 40% e qytetarëve të vendit.