Kosovës të premten i janë shtuar 119 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 480 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.