Kovid 19 Kosovë/11 të vdekur dhe 720 raste të reja

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë, ndërsa nga 1,566 teste të kryera, janë regjistruar 720 raste të reja.

Marketing

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 18 nëntor, 31.215 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008./

Marketing