Kovid 19 Kosovë/Kosovë: 3 të vdekur, 181 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Marketing

Të infektuarit janë identifikuar pas 463 testimit të mostrave.

Marrë parasysh shifrat e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 9,869.

Prej tyre, 303 kanë vdekur, derisa, 5,480 janë shëruar.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Përgjatë konferencës për media, ku janë bërë të ditura këto shifra, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet që 33 institucione shëndetësore private të nisin testimin për koronavirus.

Ai ka thënë se prej tyre, 31 laboratore do të kryejnë teste serologjike, derisa dy të tjerë do të vërtetojnë nëse qytetarët janë të infektuar në kohën e testimit me këtë virus.

Përmes testeve serologjike kuptohet nëse një organizëm është prekur nga virusi në të kaluarën.

Megjithatë ministri Zemaj ka thënë se para nisjes së punës së këtyre laboratoreve zyrtarë të inspektoratit shëndetësor do të bëjë vlerësimin e gjendjes në bashkëpunim me IKSHPK-në.

“Nëse kjo mbikëqyrje garantohet atëherë do të kalojmë në fazën e testimit”, ka deklaruar ai.