Kovid 19/ Ky vend pësoi rritje rekord të rasteve por nuk do të riizolohet

Polonia regjistroi 458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Marketing

Kjo është shifra më e lartë ditore në më shumë se një muaj dhe sipas autoriteteve vjen si pasojë e shpërthimeve të Covid në tri miniera të qymyrit në rajonin Silesia e Epërme, në jug të Polonisë.

Qeveria polake tha se nuk ka vend për shqetësim në këtë fazë, dhe se nuk janë duke shqyrtuar rivendosjen e izolimit.

Minatorët e qymyrit në Poloni përbëjnë 16 për qind të të gjitha rasteve në këtë vend, por shumica e tyre nuk kanë shfaqur simptoma.

Polonia, në total, ka konfirmuar mbi 42,000 raste me koronavirus dhe 1,655 viktima.

Marketing