Kovid 19, Lumani: Mekanizmi i vetëm mbrojtës, vaksinimi

Nga virusi Delta Plus më e rrezikuar është mosha e mesme ndërsa vaksinimi është e vetmja mënyrë për parandalimin e hospitalizimit dhe vdekshmërisë nga Kovid 19. Duhet të punohet në rritjen e vetëdijes njerëzore konsideron Dr Sedat Lumani, sipas të cilit masat do të duhet do ta shtyjnë popullatën që të vaksinohet më masivisht. Sipas tij në mungesë të ilaçit, vaksinimi është e vetmja mënyrë mbrojtëse nga hospitalizimi dhe vdekshmëria.

Marketing

“Vetëdija njerëzore duhet të ngritet në radhë të parë ndërsa masat represive ndoshta do ti shtyjnë njerëzit të marrin dozen e parë dhe të dytë se kemi një përqindje të madhe që nuk janë vaksinaur fare. Sa i përket vaksinimit dhe testimeve të paralajmëruara ato janë mënyra të cilat mendojnë Komisioni që të shtyhet popullata të vaksionohet për shkak se dihet se asnjë ilaç nuk ekziston në botë për viruse këto sëmundje mund të evitohen vetëm përmes vaksinimit, për fat të keq edhe vaksinat nuk u treguan aq por prapë janë shumë më të sigurta se ata të pavaksinuarit. Përqindja e vedekshmrisë dhe të hospitalizuiarve është shumë më e vogël se se te të pavaksinuarit.”, tha për TVM2 Dr Sedat Lumani.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se shumica e të rinjëve nuk duan të vaksinohen nga frika, ndërsa popullata e moshës së mesme dhe ajo në moshë më të shtyer e ka kuptuar rëndësinë e vaksinimit.

“Nuk e di nuk kam dëshirë kam frikë për kohë të shkurtë nuk mund të zbulohet vaksina.”, tha një qytetar.

“E gjithë familja jemi vaksinuar me dy doza por planifikoj ta marr edhe dozën e tretë sepse sado kudo po të mbron.”, u shpreh një qytetar.

“Tash është bërë obligative në çdo vend publik nuk mundesh të hysh pa u vaksinuar duhet të kesh certifikatë, nuk ka asnjë problem nëse vaksinohesh.”, tha një qytetar.

Qeveria do të kërkojë nga Komisioni Për Sëmundje Infektive, analiza shtesë për masat e propozuara, por edhe propozime pr nxitje të vaksinimit masiv. Për nxitje të vaksinimit masiv Qeveria autorizoi ministritë dhe ndërmarrjet publike të tregojnë përqindjen e të vaksinuarve në administrate si dhe mundësitë për stimulimin e punëtorëve për tu vaksinuar.(TVM2)

Marketing