Maqedonia e Veriut është futur në listën e zezë të Bashkimit Evropian të vendeve me përqindje të lartë të personave të prekur nga Kovid 19. Ky vendim do të konfirohet të hënën, nëse asnjë vend anëtar i BE-së nuk e kundërshton. Në listë është përfshirë edhe Kosova dhe Mali i Zi
Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, vendimi do të thotë që ata përsëri do të përballen me kufizime të mëdha në turizëm. Disa vende mund ta ndalojnë atë plotësisht, dhe disa mund të vendosin një karantinë të detyrueshme pas mbërritjes.
E ashtuquajtura “lista e vendeve të sigurta”, e cila përfshinte Maqedoninë e Veriut, u miratua nga BE më 15 korrik të këtij viti dhe përfshiu 23 vende. Vendet për të cilat do të vendosen kufizime janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, Mali Zi, Izraeli, dhe Libani.