Kovid 19/ Mbi 2.8 milionë të infektuar dhe 200 mijë viktima në të gjithë botën

Në rang global, regjistrohen mbi 2.8 milionë raste të konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë, numri i viktimave ka kapur shifrën 200,430.

Marketing

Lista e zezë e viktimave kryesohet nga SHBA, më pas ndiqet nga Italia, Spanja dhe Franca, duke bërë Evropën, kontinentin më të prekur nga COVID-19. Sa u takon të shëruarve, janë 819,310 persona që kanë fituar betejën me Covid-19.

Pavarësisht raportimit të rasteve dhe paralajmërimeve të ekspertëve shëndetësor që të bëjnë kujdes dhe të mos nxitohen për të lehtësuar masat kufizuese, shumë shtete janë vendosur nën presion për të rihapur sërish bizneset.