Kovid 19 merr jetën e këngëtarit nga Gostivari

14 ditë nga vdekja e doajenit të muzikës shqipe, Ali Imeri (Lika) sot ka ndëruar jetë edhe djali i tij, po ashtu këngëtar i mirënjohur nga Gostivari, Refet Imeri.

Marketing

I ndjeri ishte prekur nga virusi korona dhe pas gati 3 javë i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Kujtojmë që para dy javësh ndërroi jetë edhe babai i të ndjerit, Ali Imeri – Lika, po ashtu nga kjo sëmundje.

Si këngëtrë, babë e birë kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe në përgjithësi