Kovid-19, ministrja e Financave i publikoi tre skenarë të krizës ekonomike

Ministrja e Financave, Nina Angellovska ka njoftuar se dikasteri që udhëhiqet nga ajo ka tre skenarë të krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi korona, ndërkaq ka njoftuar se goditja më e madhe pritet gjatë kuartalit të dytë të vitit.

Marketing

Skenari i parë – i favorshëm: parashihet ulje për 20 për qind e të ardhurave në buxhetin e konsoliduar në raport me planin. Kjo, siç sqaroi Angellovska nënkupton ulje të të ardhurave për 700 milionë euro, gjegjësisht për aq do të rritej deficiti dhe nevoja për financim.
Skenari i dytë – jo i favorshëm: ulja e të ardhurave buxhetore do të shënonin ulje për 30 për qind, me çka nevojat do të rriteshin për një miliardë euro.
Skenari i tretë – aspak i favorshëm: të ardhurat ulen për 40 për qind, kurse nevojat do të rriten për 1.3 miliardë euro.
Ajo sërish ka vlerësuar se është e vështirë të parashihen ndodhitë.

“Është shumë e vështirë për njohësit e ekonomisë, përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare financiare t’i parashikojnë ndodhitë. Kjo vjen për shkak të karakterit të krizës dhe për këtë edhe skenarët tanë vazhdimisht përditësohen, dhe për këtë nga të gjithë skenarët kemi më shumë variante”, tha Angellovska.

Marketing