Kovid-19 në Kosovë/ 688 raste të reja infektimi dhe 11 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1,865 testime, nga të cilat kanë rezultuar 688 persona të infektuar me Covid-19.

Marketing

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën si pasojë e koronavirusit, 11 persona, duke e çuar në 833 numrin e pacientëve që kanë humbur betejën me virusin prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njofton se janë shëruar 236 persona.

Me rastet e fundit, Kosova numëron 29,805 persona të infektuar me COVID-19. Ndërsa numri i rasteve aktive është 11,431./