Kovid 19 RMV/ 10 të vdekur, 302 raste të reja.Shërohen 444 pacientë

MSH-ja, konform të shënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.024 testime, kurse janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 165, Veles – 14, Kumanovë – 13, Ohër dhe Kavadar nga 12, Tetovë – 11, Dibër – 8, Strumicë, Radovish, Dellçevë dhe Gostivar nga 6, Shtip, Prilep dhe Manastir nga 5, Demir Kapi – 4, Strugë, Sveti Nikollë, Koçanë dhe Gjevgjeli nga 3, Negotinë, Kriva Pallankë, Kratovë, Kërçovë dhe Dojran nga 2 dhe nga 1 rast në Resnjë dhe Berovë.

Marketing

Janë regjistruar 444 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 10 persona. 5 pacientë nga Shkupi (83,75,82,70 dhe 47vj) dhe nga 1 pacient nga Strumica (67vj), Struga (55vj), Prilepi (61vj), Ohri (85vj) dhe Gostivari (51vj).

Numri I përgjithshëm I pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 shkon në 92.193, numri I të shëruarve është 80.837, kurse I viktimave – 2.841. Për momentin shënohen 8.515 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, gjithsejt janë bërë 452.019 testime për COVID-19.

Marketing