Në 24 orët e fundit, në Shkup janë pranuar gjithsej 37 pacientë, edhe atë në klinikat interne ka pasur 15 pranime të pacientëve, 3 pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre në qendrën Kovid pranë Klinikës në Neurologjisë, dy pacientë në Institutin e TBC-së, katër në Klinikën Dermatologjisë dhe 3 në Klinikën e Syve.
Në qendrën Kovid në Spitalin “8 shtatori” janë hospitalizuar 9 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 13 pacientë pozitiv me virusin Korona.
Në 24 orët e fundit janë lëshuar në shtëpi 56 pacientë të shëruar. Aktualisht në qendrën Kovid pranë Repartit të Dermatologjisë, po mjekohen 24 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë trajtohen 36 të sëmurë, në Institutin e TBC-së janë gjithsej 45 pacientë me simptoma të virusit Korona, në Qendrën Kovid në Klinikën e Nefrologjisë aktualisht janë 19 pacientë, te Klinika e Syve 17 pacientë dhe në ORL 23 pacientë.
Më së shumti pacientë me simptoma të virusit Korona ka në Klinikën infektive, ku të shtrirë janë 151 pacientë, në Spitalin “8 shtatori” mjekohen 109, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive “Kozle” ka 31 pacientë, prej tyre 9 janë fëmijë.
Gjithsej në qendrat Kovid në Shkup po trajtohen 480 pacientë. Ndërsa në qendrat Kovid në vend numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë që janë në trajtim spitalor është 1.301, ndërsa ka edhe rreth 190 shtretër të zbrazët, 40 prej të cilave në Shkup.