Kovid 19 RMV/ 14 të vdekur, 627 raste të reja. Shërohen 644 pacientë

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.510 testime për koronavirus dhe prej tyre 627 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 644 pacientë.

Marketing

Vendi aktualisht ka 20.718 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 79.815 raste, prej të cilëve 56.743 janë rikuperuar, kurse 2.354 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.