Kovid 19 RMV/ 18 humbje jete ,183 raste të reja.Shërohen 531 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2.035 testime janë regjistruar 183 raste të reja me coronavurs.

Marketing

Prej rasteve të reja 132 janë në Shkup, 13 Kumanovë, Kavadar 6, Prilep, Strugë dhe Kriva Pallankë 3, Tetovë, Manastir, Veles, Ohër, Strumicë, Kërçovë, Kratovë dhe Demir Kapi nga 2 dhe nga 1 në Gostivar, Shtip, Koçani, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Berovë dhe Makedonska Kamenica.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 531 pacientë të shëruar dhe 18 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, nëntë janë nga Shkupi, 4 nga Kavadari, nga dy në Tetovë dhe Manastir dhe një në Gostivar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 183.705 persona, ndërsa prej tyre 164.383 janë shëruar dhe 6.277 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.045