Kovid 19 RMV/ 24 të vdekur, 999 raste të reja. Shërohen 543 pacientë

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 999 raste të reja pozitive në Covid-19, nga 3.627 testimet e realizuara.

Marketing

Në po të njëjtën periudhë, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 543 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 24 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 571.068 testime, prej të cilëve 113.929 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19.

Betejën me virusin e kanë humbur 3.364 pacientë, ndërkaq janë shëruar 98.676 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 11.889

Marketing