Kovid 19 RMV/ 27 humbje jete, 333 raste rë reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 022 testime të dyshuara për Covid dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 333 raste.
Ndërsa jetën e kanë humbur plot 27 pacient, 8 nga Shkup, 4 nga Gostivar, 3 nga Tetova, 3 nga Kërçova etj. po ashtu janë shëruar edhe 367 pacientë duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë në 152 465 pacientë.
Rastet aktive me virus janë 11 042.

Marketing