Kovid 19 RMV/ 27 të vdekur, 1.129 raste të reja. Shërohen 1.152 pacientë

Instituti i Shëndetit Publik ka kumtuar të dhënat e fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas raportit, në 24 orët e fundit janë realizuar 4.045 testime, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 1.129.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 1.152 të shëruar dhe 27 viktima.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë realizuar 674.378 testime. Prej tyre, 143.162 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë janë shëruar 118946 pacientë.

Jetën e kanë humbur 4.289, ndërkaq raste aktive janë 19.927.