Kovid 19 RMV/ 37 raste të reja, shërohen 23 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.658 teste të kryera janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 23 pacientë, shkruan Alsat.

Marketing

Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktimi së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.543 raste, prej të cilëve 150.422 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 627 raste aktive me virusin korona.

Marketing