Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 32 raste të reja, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumic-1, Koçani-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1 , Kërçovë-2, Negotinë-1.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 136 pacientë të shëruar nga Covid-19.
Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 5 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11202, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3589.