Kovid 19 RMV/ 50 të vdekur, 1.320 raste të reja. Shërohen 457 pacientë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, ku 19 viktima janë regjistruar vetëm në Shkup.

Marketing

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë.Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.683 raste aktive me Covid-19.

blob:https://www.facebook.com/f0c30860-ba97-4efe-9d24-3ac093334513