Kovid 19 RMV/ 6 të vdekur, 88 raste të reja.Shërohen 113 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 1507 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 88 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

-Shkup 23
-Kumanovë 8
-Dibër 2
-Shtip 10
-Prilep 3
-Tetovë 2
-Strugë 11
-Veles 2
-Manastir 3
-Ohër 8
-Kavadar 1
-Gostivar 4
-Strumicë 1
-Makedonski Brod 4
-Vinicë 2
-Shën Nikollë 2
-Kërçovë 2

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 113 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi-2, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3557. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 108.384 testime.