Kovid 19 RMV/ 8 humbje jete, 296 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.480 testime për coronavirus, ndërsa 296 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Marketing

Prej tyre në Shkup -143, Gostivar – 60, Kërçovë – 23, Strumicë – 11, Shtip – 10, Tetovë – 9, Kumanovë – 8, Strugë – 6, Ohër – 5, Prilep, Radovish dhe Dibër – nga 3, Manastir, Koçan, Negotino dhe Probishtip – nga 2, Veles, Kavadar, Vinicë dhe Kratovë – nga 1.

MSH informon se kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 162.457, prej të cilëve 150.960 janë shëruar, ndërsa 5.560 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (16 gusht) është 5.937.