Ministria e Shëndetësisë informon se nga 665 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 90 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-36, Kumanovë-2, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-10, Veles-2, Manastir-2, Ohër-13, Gostivar-1, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-1, Shën Nikollë-2, Resnje-6.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar kurse 247 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2975 raste aktive me koronavirus.