Nga gjithsej 1756 teste të realizuara brenda 24 orëve janë regjistruar 166 raste të reja me koronavirus.Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 224 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se nuk ka asnjë viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 14.762 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 11.965, numri i viktimave 606, ndërsa raste aktive për momentin në vendin janë 2191.