Kovid 19 RMV/ Mbi 20 mijë persona të infektuar

Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera të ballkanit perëndimorë presin që BE të mbaj premtim që të sigurojë një sasi të vaksinave.

Marketing

Vendi pret edhe donacionet e premtuar nga Bullgaria dhe Greqi, ndërsa siç ka thënë minsitri I shëndetësisë Venko filipçe po bëhen përpjekje për të siguruar sasi të vaksinave edhe drejtëpërdrejtë nga kompanitë Fajzer dhe Biontek.

Por deri në realizimin e imunizimit të rreth 70% të qytetarëve autoritetet shëdnetësore kanë theksuar se mbeten të angazhuar në luftën kundër pandemisë, ndërsa kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti kovid, pasi numri I rasteve aktive në vend vazhdon të jetë mbi 20 mijë persona.

Paoshtu numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar që trajtohen në kovid qendrat në të gjithë vendin është 1.045 persona.

Në 24 orët e kaluara në kryeqendrë trajtim spitalor kanë kërkuar 44 pacient të ri, ndërsa 42 pacient janë shëruar.

Aktualisht në kovd qendrat në shkup ka gjithsejt 414 persona në trajtim spitalor, derisa në qytetet tjera në mbar vendin në kovid qendrat spitalore ka gjithsejt 631 pacientë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.