Kovid 19 RMV/ Rriten numrat, mbushen kapacitetet spitalore

Numri në rritje i të infektuarve të rinj me  Covid 19, po mbush shpejt edhe kapacitetet spitalore në vend. Në klinikën “8 shtatori” ka  120 pacientë të hospitalizuar, vetëm këtë të martë u pranuan 25 pacientë të rinj. Në respirator janë 12 pacientë, 23 të tjerë janë  me pasqyrë më të rëndë klinike. Por autoritetet shëndetësore nuk saktësojnë edhe sa shtretër të lirë ka kjo klinikë.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 5 pacientë të rinj. Kjo klinikë ka një kapacitet prej 110 shtretërisht e aty aktualisht ka 90 pacientë të shtruar, asnjë prej tyre në respirator dhe 53 në mbështetje oksigjeni. Nëse përmbushen kapacitetet e kësaj klinike dhe spitalit 8 shtatori, do të shfrytëzohen edhe kapacitetet e spitalit të montuar i cili është i paisur plotësisht dhe ka një kapacitet prej 70 shtretërish.
Në spitalin në Manastir janë 27 pacientë të hospitalizuar, në spitalin në Shtip 21 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep të hospitalizuar janë 66 pacientë,  pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid – 19.
Covid 19, spitali i Ohrit nuk pranon pacientët nga Struga
Të stërmbushura janë edhe kapacitetet e spitalit të Ohrit të parapara për këtë qëllim. Spitali për momentin është funksional ndërsa për të mos u prishur puna operative e reparteve të tjera nuk do të pranohen pacientë nga Struga të dyshuar për  virusin Korona.
“Momentalisht nuk kemi vend ku t’i pranojmë. Edhe spitali i Strugës e ka për obligim të krijojë kapacitete sepse internistët tanë janë të inkuadruar në mënyrë active në mjekim e rasteve positive por edhe atyre të dyshimta. Kështu që secili spital duhet të ketë dhoma për izolim ku do ti vënë pacientët e tyre.”- tha Goran Balevski, drejtor i spitalit në Ohër.
Nga qendra e shëndetit publik situtaën në Ohër e vlersojë si të komplikuar.
“Dy tre javët e fundit ne kemi numër dukshëm të rritur nga ajo që kishim ,dmth 72 raste të reja positive në Ohër dhe mbi 50 raste active në këtë moment që është numër I madh për këto 20 ditë. E gjithë kjo ka të bëjë me papërgjegjësinë e një pjese të qytetarëve.”- tha Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës së Shendetitit Publik- Ohër.
Duke pasur parasysh faktin që në Ohër tanimë ka turistë nga qytetë të tjera dhe numri i tyre do  vazhdojw të rritet me rritjen e temperaturave , mjekët apelojnë që të respektohen protokollet për punë dhe masat për mbrojtje të caktuar nga Qeveria.
Marketing